Futja në grevë po shikohet si mundësi e pashmangshme për zjarrfikësit e Kosovës.
Një metodë të tillë të veprimit e ka paralajmëruar sindikata, pasi sipas kryetarit të saj, kërkesat e zjarrfikësve për rregullim të statusit të tyre nuk po merren parasysh.
Muharrem Beka ka thënë se janë një mori kërkesash që ata ua kanë drejtuar institucioneve të vendit, por që përgjigje në to nuk kanë marrë.
Beka thotë se prej vitit 2008 e deri më tash, vetëm një kërkesë e tyre është realizuar, por edhe në të kanë hasur në vështirësi.
Komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, thotë se janë gjithsejtë nëntë vende të lira të punës, por as komuna e as Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë hapur konkurs.
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit sot dalin para Gjykatës