Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se, me urdhër të Policisë së Kosovës, është bërë ndërprerja e energjisë elektrike në nënstacionet “Prizreni 1” dhe “Prizreni 3”, në koordinim me KOSTT-in.
Në njoftim thuhet se për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë rajone të ndryshme të vendit – veçanërisht në Prizren, Mitrovicë dhe Gjakovë – janë dëmtuar asetet elektroenergjetike të KEDS-it, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të konsiderueshëm konsumatorësh.
Gjendja është përkeqësuar më tej për shkak të erërave të fuqishme që po fryjnë në këto dhe në disa zona të tjera, thuhet në njoftimin e kompanisë.
KEDS ka bërë të ditur se ekipet janë në terren dhe po punojnë me intensitet për rikthimin e furnizimit me energji./Arbresh.info
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin
Putin: Kievi nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territori...
Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkenc...
Rama për Politico: Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvj...
Haradinaj: Amerika rikonfirmon mbështetjen e fuqishme për Ko...