Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar 40 vatra zjarri, 15 prej të cilave vazhdojnë të jenë ende aktive.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, 25 vatra të tjera janë lokalizuar.
AME njofton se situata më e rënduar është regjistruar në fshatin Dumnicë të Podujevës, ku është kërkuar asistencë nga njësi të tjera.
Bëhet e ditur poashtu se në këtë operacion janë angazhuar njësitë e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, ndërkohë që është bërë edhe kërkesë për ndërhyrje ajrore nga KFOR-i për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
“Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit”.
“Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192”, thekson AME.
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...