Disa fshatra të Komunës së Klinës janë përfshirë nga zjarret.
Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Lidhur me gjendjen, detaje ka dhënë kryetari Zenun Elezaj.
Ai tregoi se është në terren bashkë me drejtorin e drejtorin për Shpëtim dhe Emergjenca, Qëndrim Millakun, e po ashtu në koordinim të plotë me ekipet e zjarrfikësve.
“Zjarrfikësit po punojnë pa ndërprerje për të lokalizuar dhe vënë nën kontroll vatrat e zjarrit. Një falënderim i veçantë shkon për ekipet e Klinës, por edhe për ato të Pejës, Rahovecit dhe Gjakovës, të cilat kanë ardhur menjëherë në ndihmë dhe po japin kontribut të çmuar”, shkroi ai.
Elezaj iu bëri thirrje qytetarëve, që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndezin hamullore apo mbeturina.
Kjo pasi sipas tij, rreziku për përhapjen e zjarreve mbetet i madh dhe mund të shkaktojë pasoja serioze për pronën dhe jetën e qytetarëve.
“Komuna e Klinës do të vazhdojë të jetë e angazhuar me të gjitha kapacitetet për të menaxhuar situatën dhe për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve tanë”, ka shkruar Elezaj.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...