Dy incidente të ndara me zjarr janë regjistruar të shtunën në komunat e Kamenicës dhe Shtimes, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime në njerëz.
Sipas raportit të policisë, rasti i parë është shënuar në Kamenicë rreth orës 11:10, kur një qytetar ka njoftuar se një furgon me mall i parkuar afër një qendre tregtare është përfshirë nga zjarri.
Shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten të panjohura.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të tij.
Ndërkohë, një incident më i rëndë është raportuar në Shtime rreth orës 14:20.
Si pasojë e zjarrit të shpërthyer në rrethana të panjohura, 10 persona janë asfiksuar prej të cilëve tre kanë vazhduar trajtimin mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Përveç dëmeve në shëndet, zjarri ka shkaktuar edhe djegien e dy veturave dhe disa mjeteve pune, të cilat ishin pronë e dy qytetarëve kosovarë.
Dëmet materiale konsiderohen të konsiderueshme.
Lidhur me rastin në Shtime, është informuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësit e mundshëm.
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen