Zjarr te Liqeni i Batllavës

15:50 | 14 Korrik 2015
M. A.

Ka më shumë se një orë që ka filluar një zjarr afër digës, te Liqeni i Batllavës.

Aty ka shumë tym dhe rrezik të përhapjes së zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit dhe po shikojnë nëse ka nevojë për intervenim.

Ata po vlerësojnë situatën, nëse mund të përhapet zjarri ka drunjtë që janë afër.

Zjarri është shkaktuar, kur dikush ka djegur mbeturinat që ishin mbledhur aty afër.

 

Shpërndaje në rrjete sociale