Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një shtëpi dhe disa objekte të tjera në fshatin Qaber të komunës së Zubin Potokut, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 11 korrikut 2025, rreth orës 22:00, dhe dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia.
Sipas Policisë së Kosovës, në zjarr janë djegur një veturë, dy multikultivatorë, disa pajisje elektrike, një garazh dhe një shtëpi.
‘Fsh. Qaber, Zubin Potok 11.07.2025-22:00. Raportohet se nga pakujdesia ka shpërthyer një zjarr ku janë djeg një veturë, dy multikultivator, disa pajisje elektrike një garazh, një shtëpi. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari. Rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport./Arbresh.info
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...