Ne Parkun Nacional të Llogarasë, më saktësisht tek Maja e Çikës, në Vlorë, ekipet e zjarrfikësve po angazhohen të shuajnë zjarrin që ende nuk dihet se sa hapësirë ka përfshirë, shkruan arbresh.info.
Zjarri është mjaft i përhapur dhe duket të ketë filluar pasditen e sotme.
Arbresh.info ka arritur të realizojë disa fotografi nga vendi i ngjarjes.
Maja e Çikës ka një lartësi mbidetare prej 2044 metra. Është pjesë e Parkut Nacional të Llogarasë që njihet për biodiversitet dhe vegjetacion të pasur.
Shqipëria është përshkruar në vende të ndryshme nga zjarri si rezultat i temperaturave të larta dhe autoritetet tashmë kanë kërkuar edhe mbështetjen ndërkombëtare për të tejkaluar rrezikun e përhapjes së mëtutjeshme./Arbresh.info

Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut