Një zyrtarë policor është lënduar derisa po tentonte të shuante një zjarr fushor në Gergjenik të Kamenicës, raporton Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa zyrtari policor i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Gregjenik, Kamenicë 09.08.2025- 13:17. Raportohet për një zjarr fushor ku në përpjekje per ta shuar zjarrin lëndime trupore ka pësuar viktima m/k zyrtar policor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i zjarrfikëseve të cilët kane arritur te lokalizojnë zjarrin, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja