Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur në konferencë për media për ndeshjen e radhës ndaj Villarrealit.
Tekniku francez vazhdon të jetë në dyshime nëse do e mbajë stolin deri në fund të edicionit, meqenëse nëse nuk arrin rezultate pozitive mund të shkarkohet, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, Zidane tha se këto gjëra nuk ndryshojnë asnjëherë dhe se duhet të përgatitur për ndeshjen e radhës.
“A je lodhur duke qenë i dyshuar? Asnjëherë nuk do ndryshoj. Duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës dhe kjo është. Jemi Real Madrid, e dimë situatën. Duhet të përgatitemi dhe të fitojmë këto ndeshje duke ditur që çdo ndeshje është e vështirë”, deklaroi fillimisht ai.
I pyetur nëse Raphael Varane do luajë, Zidane konfirmoi se francezi dëshiron të jetë titullarë.
“Do shohim nesër si gjithmonë. Nuk është 100% sepse nuk u stërvit dje. Dëshiron të luajë, kjo është mirë. Do shohim nesër”, përfundoi ai.
Pritet që në ‘zemrën’ e mbrojtjes të jenë dyshja Eder Militao dhe Raphael Varane.
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave