Një person është raportuar i zhdukur në Prizren.
Policia e Kosovës njofton se me datë 25.12.2025 nga familjarët e tij është raportuar si person i zhdukur që nga data 23.12.2025 Riza (Rrustem) Thaqi, mashkull, i lindur më datë 15.10.1983 në Rogovë të Hasit, Komuna e Gjakovës, me banim në Prizren, transmeton Arbresh.info
Pasi është iniciuar rasti nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, që nga ajo kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe është duke u kërkuar personi i raportuar si i zhdukur, megjithatë, deri më sot nuk është gjetur.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të personit te raportuar si i zhdukur, në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në lokalizimin edhe gjetjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e personit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Studentët e Pejës dalin në protestë kundër sulmeve ndaj Ramu...
Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje...
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushi...
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë