Më datë 18.12.2021, në Stacionin Policor në Klinë, është raportuar nga familjarët se nga data 15.12.2021, është zhdukur personi: Kadri (Sefer) Gashi i lindur me 31.07.1952 ne fshatin Sferkë-Klinë.
Policia ka njoftuar se njësitet Policore të Stacionit Policor në Klinë, menjëherë janë angazhuar në kërkimin e personit të zhdukur, bazuar në hetimet e deritanishme i zhdukuri me datë 17.12.2021, ka qenë në Spitalin Rajonal në Pejë, këtë e kanë konfirmuar stafi mjekësor për familjarin e të zhdukurit, ndërsa nga aty është larguar në drejtim të panjohur.
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, kërkon nga të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë për çdo informacion lidhur me personin e zhdukur.
Për çdo informacion luteni të kontaktoni në numrat e poshtëshënuar: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]./arbresh.info/

Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...