Fakti që dje dhe pardje, treni nga Kraleva në Mitrovicë ka operuar lirshëm, ndodhi se ai ishte i pa dekoruar, pra paraqitja e treni serb ishte për të shkaktuar trazira, transmeton lajmi.net.
Edhe kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar, se nuk ishte i informuar në lidhje me dekorimin e trenit, i cili edhe ka bërë që dekurajojnë Gjuriqi që të jep deklarata nxitëse.
Vuçiq e ka cilësuar Gjuriqin një njëri të ndershëm, ndaj i është drejtuar atij se dëshiron të dijë për çdo gjë që bënë, pasi siç thotë ai nuk e ka qëllim ta lëndojë askënd.
Se kush është përgjegjës për zbukurimin e trenit është zbuluar edhe një mbishkrim i varur në tren në njërin prej vagonëve, ku thotë se “projekti i treni është realizuar nga Zyra për Kosovë dhe Metohi”.
Megjithatë gjatë kësaj javë siç thotë “Blic” ka provuar të konfirmojë një gjë të tillë nga zyra në fjalë mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur pasi nuk i kanë dhënë përgjigje.
Dizajneri grafik, Andrej Vasiljeviq Andele i cili ka pikturuar trenin brenda dhe jashtë, ka thënë se nuk dëshiron të komentoj për këtë gjë, ai ka thënë se duhet të pyetet Zyra për Kosovën për informacione rreth kësaj çështje.
Kujtojmë, se treni serb u kthye mbrapsht nga Rashka për në Beograd, pasi njësia speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, kishin rrethuar vendkalimin në Jarinjë.
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...
Irani e quan “akt piraterie” bllokadën e propozuar nga ShBA ...