Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, në intervistë për Klan Kosovën, thotë se tashmë gjithçka është kryer dhe shteti i ri duhet t’i thotë “po” Gjykatës Speciale, që pritet t’i hetojë disa ushtarë e prijës të UÇK-së
“Koha është tani që të vendoset per themelimin e Gjyaktës Speciale. Amendamentet kushtetuese janë në Kuvend kurse ligji për të është gati. Nuk shohim arsye që ky votim të shtyhet. Çdo ditë na pyesin nga kryeqytetet tona, se pse Specialja po vonon dhe ne duhet të shpjegojmë së është proces i vështirë. Sa më shumë zgjatet kjo aq më shumë pëson ky vend. Duke parë situatën besoj që deputetët shumë shpejt do e votojnë Gjykatën”, ka thënë Zhbogar.
Por, diplomati slloven konfirmon se në këtë qëndrim evropianët janë në vijë të njëjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Veçse të parët, sipas tij, kanë edhe mënyra për të ndëshkuar Kosovën, nëse nuk e kryen këtë obligim.
“Nëse Kosova dështon t’i përmbush fjalët e dhëna që i ka ndaj nesh atherë kam frikë se disa shtete të BE-së do të pyesin se sa ky vend i plotëson detyrat dhe sa seriozisht e kupton rrugën drejt Europës”, deklaroi Zhbogar.
Ai pranon se verdikti ndaj grupit të Drenicës i ka bërë disa deputetë që ta shohin Gjyaktën speciale me hezitim. Por, nuk i kupton ata që pranojnë ta lënë këtë punë në duar të OKB-së.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën