Google ADS

Zhbogar: Qeverisja Mustafa do të mbështetet nga BE me 645 milionë euro

20:21 | 6 Mars 2015
Arbresh.info

Prishtinë, 6 mars 2015 – Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar pas konferencës që kanë pasur të premten me zyrtaret e lartë të Kosovës ku është prezantuar programi qeverisës 2015-2018 se BE-ja mbetet e përkushtuar t’i ndihmojë Kosovës dhe qeverisë së saj, veçmas në fushën e ekonomisë, ekologjisë, trashëgimisë dhe atë të rinisë.
Zhbogar ka bërë të ditur se BE-ja do ta mbështesë Qeverinë e Kosovës në periudhën 2015-2018 nga programi i IPA-së (Instrumenti i Para Anëtarësimit) në shumë fusha.
“BE do të ndajë gjatë kësaj periudhe mbi 645 milionë euro, të cilat do t’i japin shtytje Kosovës në rrugën e reformave, zhvillimit ekonomik dhe rritjen e mirëqenies” ka deklaruar Zbogar, transmeton rtv21.
Ai e ka quajtur të afërt kohën kur Kosova do të marrë liberalizimin e vizave, por migrimin ilegal e ka quajtur mesazh të keq për vendet e BE që duan që Kosova të këtë liberalizim të vizave.
B.S.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme