Kryesia e Kuvendit ia ka dërguar Qeverisë së Kosovës iniciativën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Speciales.
Analistët politikë vlerësojnë se nisma për shfuqizimin e kësaj të fundit tashmë është proceduar si iniciativë ligjore
Vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës për më shumë se dy vjet i kanë hapur rrugë Gjykatës Speciale, mirëpo muajin e kaluar 43 ligjvënës mblodhën nënshkrimet për ta zhbërë të njëjtën.
Ata kërkuan seancë të jashtëzakonshme për Specialen qysh atë ditë kur mblodhën nënshkrimet e tyre (më 22 dhjetor), mirëpo një gjë e tillë nuk u arrit meqë Kryesia dështoi dy herë (në mungesë të kuorumit) për ta mbajtur mbledhjen për të proceduar më tutje.
Njëjtë ndodhi edhe më 17 janar të këtij viti. Por jo edhe dje, shkruan tutje “Zëri”.
Përkundrazi, situata rrodhi krejt ndryshe gjatë takimit të së hënës. Kryesia e Kuvendit mori vendim në mbledhjen e mbajtur dje që t’ia përcjellë Qeverisë së Kosovës iniciativën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ani pse në natën e 22 dhjetorit tentohej që kjo nismë të procedohej para deputetëve për votim.
Në momentin kur po fillonte diskutimi mbi këtë pikë LDK-ja lëshoi mbledhjen në shenjë mospajtimi me atë që po veprohej. Ndërkohë, njohësit e rrethanave politike konsiderojnë se me veprimet e ndërmarra dje ende nuk mund të thuhet që ka kaluar rreziku për ta zhbërë Gjykatën Speciale.
Nga ana tjetër, përderisa Qeveria nuk ka dhënë detaje se si do të veprojë me këtë nismë, deputetët që kanë nënshkruar atë një vendim të tillë të Kryesisë e cilësojnë si humbje kohe
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...