Nga ora 07:00 e mëngjesit në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë.
Po ashtu në Zveçan e Zubin Potok, po mbahen edhe zgjedhjet për Kuvendet Komunale.
Për të mbikëqyrur procesin, janë angazhuar edhe prokurorët e gjyqtarët kujdestarë, të cilët janë të gatshëm të reagojnë aty ku ka pengim të procesit.
“Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet zgjedhore”, njofton Prokuroria e Shtetit./Arbresh.info/
Kurti kujton Masakrën e Rakovinës në përvjetorin e 27-të: Dh...
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...