Zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsioni i duhur dhe se institucionet e Kosovës duhet ta respektojnë afatin ligjor për mbajtjen e tyre.
Në një intervistë për RTK-në, e cila transmetohet sonte në orën 20:00, ai ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Demarkacionin dhe Asociacionin, si dhe procese të tjera të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin.
Ndryshe, Hoyt Brian Yee qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u takua dje me liderët institucionalë të Kosovës, përfaqësuesit e partive politike shqiptare si dhe ata të Listës serbe.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...