Kryetari i sapo zgjedhur i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, mund të mos e marrë bekimin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si i pari i kësaj gjykate.
Kjo pasi kundër kandidatja kryesore e tij, Valdete Daka ka përgatitur ankesën e saj kundër zgjedhjes së Pecit në krye të Supremes nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
“Arbresh.Info” ka mësuar se Daka veçse e ka përgatitur ankesën e saj, të cilën të enjten do ta deponojë në Gjykatën Kushtetuese.
E kontaktuar nga Arbresh.info gjyqtarja Valdete Daka ka konfirmuar lajmin.
Ajo ka thënë se nesër në mëngjes do ta deponojë ankesën e saj në Kushtetuese. Sipas saj shkelje përbën fakti se gjatë numërimit të votave, janë numëruar edhe votat e abstenimit të cilat nuk numërohen.
“ E kam përgatitur ankesën dhe nesër në mëngjes do ta deponoj në Gjykatën Kushtetuese. Unë konsideroj që në momentin që janë numëruar votat për mua, unë vetëm kam fituar, sepse i kam pasur 5 vota pro dhe me shumicën e thjeshtë të votave unë kam qenë fituese”, është shprehur Daka.
Ajo tregoi se ka bërë kërkesë për rishikim të vendimit në KGJK, por që Këshilli nuk është marrë me këtë çështje. E për këtë ajo ka vendosur që të enjten në mëngjes në ora 08:00 të shkojë në Gjykatën Kushtetuese bashkë me kërkesë.
Arbresh.info ka siguruar kërkesën e Dakës dërguar KGJK-së për rishikim të vendimit. (Lexo kërkesën)
Ajo beson që Kushtetuesja do ta rrëzoj vendimin e KGJK për zgjedhjen e Enver Pecit kryetar të Supremes.
“Unë besoj që zgjedhja e kryetarit të Gjykatës Supreme do të kthehet në pikën zero, pasi unë kam argumente të mjaftueshme se është bërë shkelje në përzgjedhjen e kryetarit, pasi edhe kuvendi voton në të njëjtën mënyrë, edhe KQZ, dhe nuk i numëron votat e abstenimit. Ndërsa këta i kanë numëruar votat e abstenimit, dhe duke i numëruar këto vota mua më kanë dëmtuar, pasi si pasojë e kësaj unë nuk jam zgjedh kandidate për dekretim te presidenti”, ka thënë Daka.
Ajo konsideron se shkelja nga KGJK është bërë qëllimisht . Sipas saj, është e çuditshme që votohet kandidati i tretë në ranglistë, duke kaluar të parin dhe të dytin.
Në anën, KGJK ka bërë publike kërkesën për dekretim të Enver Pecit si kryetar të Gjykatës Supreme.


Konkurrentë për kryetar të kësaj Gjykate përveç Dakës, ishin edhe gjyqtarët, Nesrin Lushta dhe Erdogan Haxhibeqiri.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë hera e parë që presidenti i vendit është dashur të pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretimin e një zyrtari të latë të sistemit të drejtësisë.
Në vitin 2015, dekretimi i kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi ishte bllokuar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rreth asaj nëse procedura e përzgjedhjes së tij si kandidat i vetëm në garë, pas tërheqjes së pesë kandidatëve të tjerët ishte e ligjshme apo jo. /Arbresh.info/ Gita Lushi
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën