Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge vizitoi Malin e Zi të premten (13 shtator).
Në Podgoricë ai u takua me presidentin, Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq, zëvendëskryeministrin Ervin Ibrahimoviç dhe ministrin e Mbrojtjes, Dragan Krapoviq.
Ruge u takua edhe me anëtarë të shoqërisë civile, thuhet në komunikatën për media, transmeton Klankosova.tv.
Ruge përshëndeti kontributin e Malit të Zi në përpjekjet e gjata të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Këto përfshijnë rolin e tij në paketën e ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse për Bosnjë dhe Hercegovinën, misionin paqeruajtës të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë, dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Prishtinë.
Po ashtu, Ruge theksoi ndikimin e dezinformimit dhe përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për ta kundërshtuar atë.
Ruge nënvizoi se pranimi i Malit të Zi në NATO në 2017 ka forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Nga kjo përfitojnë jo vetëm populli i Malit të Zi, por edhe rajoni dhe gjithë Aleanca, dhe ka qenë një hap vendimtar në lëvizjen e vendit drejt integrimit të plotë evropian dhe euroatlantik.
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C