Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Selami Shkodra ka pritur në një takim pune zv/ambasadorin e Britanisë së Madhe Mr. Tomy Adams në Kosovë.
Zëvendësministri Shkodra dhe Mr. Tomy Adams kanë biseduar për tema të rëndësishme për vendin siç është luftimi i krimit të organizuar.
Ky është postimi i plotë i Shkodrës:
Falënderova zv.Ambasadorin Britanez për mbeshtetjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti i tij për Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe të sundimit të ligjit.
Bashkëbiseduam për bashkëpunimin në të ardhmen në fushën e sigurisë z.Adams premtoi mbështetjen e Britanisë së Madhe, njëherit potencoi se do të vazhdoj të jetë përkrah Kosovës në proceset nëpër të cilat po kalon vendi.
Fokus të veçantë ishte lufta kundër krimit të organizuar para samitit të Londrës, ku Kosova do të jetë pjesë e projekteve në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit të organizuar.
E njoftova me perpjekjet dhe të arriturat e institucioneve të Kosovës, po ashtu potencova se vendi ka pasur të arritura të mëdha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, po ashtu u dakorduam për bashkpunim edhe më të ngushtë në të ardhmen.
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...