Bujar Nerjovaj, Zëvendësministër i Administratës Publike, do të paraqitet të enjten në Gjykatën Themelore Prizren për t’u përballur me akuzat për keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Nerjovaj akuzohet për periudhën sa e kryente funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspektoratit në Prizren,
Gjyqtari i rastit Xheladin Osmani, ka caktuar datën e nesërme si datë për mbajtjen e shqyrtimit fillestar.
Sipas aktakuzës e ngritur nga Prokuroria Themelore Prizren, të cilën e përfaqëson prokuroja Metush Biraj, ish – drejtori Bujar Nerjovaj si person zyrtar me mosveprim duke shfrytëzuar pozitën apo autoritetin zyrtar, nuk e ka përmbushur detyrën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, për vete apo për dikë tjetër, raporton kallxo.com.
Në aktakuzën e siguruar nga kallxo.com përshkruhet Nerjovaj në vazhdimësi në periudhën kohore 05.12.2011 e deri më 21.02.20013, pasi që është njoftuar me konkluzionet e inspektorëve të ndërtimtarisë, nuk i ka ndërmarrë masa për t`i siguruar kushtet adekuate për ekzekutimin e konkluzionit të inspektorëve.
Sipas aktakuzës ish-drejtori Bujar Nerjovaj, në bazë të këtyre konkluzioneve të inspektoratit, është dashur të bëjë rrënimin e detyrueshëm të mbindërtimit në objektet hoteliere si në vijim: Hotel ”Shadërvan”, Hotel ”Classic”, “Hotel” Centrum” (të gjitha këto me mbindërtime ) si dhe rrënimi i Hotel ”Kaqinari” (sipas aktakuzës i ndërtuar pa leje) të gjitha në Prizren, si dhe objektet hoteliere në fjalë, të gjitha me lokacion gjenden në Zonën e parë të Qendrës Historike në Prizren.
Zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj në një prononcim për kallxo.com e ka quajtur të pakuptimtë, aktakuzën e ngritur ndaj tij nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, në kohën sa ishte drejtor i Drejtorisë Komunale të Inspektorateve në Prizren.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen