Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti sot në një ceremoni zyrtare Gjeneralin Timothy Orr, mik i çmuar të Kosovës dhe përkrahës të partneritetit mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, si dhe Kryetaren e qytetit të Johnston-it, Paula Dierenfeld.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ahmeti vlerësoi lart kontributin e Gjeneral Orr në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s në fushën e bashkëpunimit ushtarak, arsimor dhe ndërinstitucional, duke theksuar se ky partneritet është shembull i miqësisë së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për Kryetaren e qytetit të Johnston-it, znj. Dierenfeld, duke vënë në pah rolin e saj të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit në nivel lokal dhe ndërlidhjen mes komuniteteve.
Në fund të ceremonisë, Gjenerali Orr prezantoi dhuratat simbolike të përgatitura nga delegacioni i Iowa-s, si shenjë respekti dhe miqësie ndaj institucioneve të Kosovës.
“Ky takim dëshmon përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s, si dhe vlerat e përbashkëta që ndajnë të dyja palët.”, u shpreh mes të tjerash ai./Arbresh.info/


Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...