Gjatë qëndrimit në Estoni, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka zhvilluar takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Parlamentin estonez.
Në takimin e parë, zëvendësministri Ahmeti, është pritur nga Nënsekretarja e Shtetit, znj. Minna-Liina Lind.
Përmes një komunikate për media nga MPJD-së, bëhet e ditur se në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e tyre, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu, u bisedua për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Me këtë rast, Ahmeti, falënderoi Nënsekretaren Lind, për mbështetjen e Estonisë në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.
Tema të tjera që u diskutuan ishin zhvillimet rajonale si dhe agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe ndikimi që ka pasur kjo tek të dyja vendet.
Ndërsa, në Parlamentin estonez u prit nga deputeti, Kristi Enn Vaga, njëherit anëtarë i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian.
Në kuadër të këtij takimi u bisedua, për zhvillimet e fundit në të dyja vendet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer.
Vaga, njoftoi që brenda muajit do të krijohet Grupi i Miqësisë mes Parlamentit të Estonisë dhe atij të Kosovës.
Ai theksoi se Estonia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, veçanërisht me përvojën e saj në fushën e digjitalizimit.
Ahmeti e falenderoi z.Vaga për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Estonia për shtetin tonë./Arbresh.info

Chelsea publikon shifrat alarmante financiare
Kurti priti në takimin Shefin e EULEX-it, u theksua nevoja p...
S’ka lëvizje drejt konsensusit për çështjen e presiden...
LDK: Qeveria të përkrahë qytetarët përballë rritjes së çmime...
Cigare elektrike, duhan dhe produkte të tjera – konfiskohen ...
Rama: Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët ...