Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani në një intervistë për portalin Arbresh.info ka thënë se e kanë mbështetjen nga partnerët ndërkombëtar lidhur me tranzicionin e FSK-së.
“Ne jemi duke punuar jashtëzakonisht ngusht me partnerët ndërkombëtar, me NATO-n dhe me KFOR-in për procesin e tranzicionit të FSK-së. Jemi të bindur që ky proces është i përbashkët kurdo që të filloj dhe jam i bindur që do të filloj shpejt. Ne jemi në një gjuhë dhe në një kuptim dhe çështja e koordinimit mund të merrë kohë por është me rëndësi që jemi në një pikëpamje”, tha ai.
Ramadani ka thënë se Kosova do ta ketë ushrtinë për një periudhë shumë të shkurtër.
“Përfundimisht Kosova shumë shpejt do të merr vendim për tranzicionin e FSK-së në mënyrë që pas 10 vjetësh prej vendimmarrjes të ketë ushtrinë me kapacitete të plota. Jam shumë optimist që kjo do të ndodh në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër kohore”, theksoi ai./V.Berisha/Arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...