Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Milun Zogoviq, ka thënë se nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij me futjen në Qeveri se “Kosova është krahina jugore të Serbisë”.
“Sa i përket obligimeve ndërkombëtare të Malit të Zi, gjithçka do të respektohet, por unë kam mendimin tim se Kosova është pjesë e Serbisë e shkëputur qëllimisht. Atë qëndrim e kam shprehur në Kuvend, pak ditë para se të hyja në Qeveri. Asgjë nuk ka ndryshuar për mua”, është treguar kategorik Zogoviq, transmeton Telegrafi.
Duke komentuar deklaratat e bëra në konferencën në Tivar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Zogoviq tha në “Aplus” se një pjesë e argumentit për Kosovën, që ka të bëjë me Malin e Zi, janë të sakta.
“Narrativi se gjithçka që është e gabuar vjen nga Beogradi është mjeti politik i DPS (Partisë Demokratike Socialiste), i cili është i pakuptimtë, por ata ende insistojnë në atë. Këto janë shumë tema dhe histori “të çuditshme” që bazohen në një platformë anti-serbe. Kjo vetëm sa i thellon ndarjet dhe të gjitha këto histori vazhdimisht ushqehen nga sulmet ndaj Vuçiqit”, beson ai.
Sipas tij, Serbia dhe Mali i zi duhet të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata të bazuara në respektin reciprok.
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri