Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila shoqërohej nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Faleminderit për kontributin tuaj madhor dhe mbështetjen rreth arritjes së liberalizimit të vizave”, u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi në fillim të bisedës. Nga ana tjetër, Von Cramon, bashkë me urimin e saj, shtoi se qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë merituar këtë vendim dhe arritjen e liberalizimit të vizave.
Në vijim, u diskutua dhe mbi angazhimin e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, çështjet në lidhje me procesin e dialogut si dhe zhvillimet në vend, rajon e më gjerë.
Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu falënderimin dhe vlerësimin e tij për rolin dhe angazhimin e Cramon në Parlamentin Evropian dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës./Arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...