Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar për një vendim urgjent që synon vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në sektorin e gurëthyesve në Kosovë.
Sipas saj, për vite me radhë, malet dhe peizazhet e vendit janë dëmtuar nga shfrytëzimi i pakontrolluar dhe shpesh përtej lejeve nga operatorë të ndryshëm, duke krijuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme institucionale.
“Kam nënshkruar një vendim urgjent dhe të pakompromis për vendosjen e rregullit në këtë sektor”, ka deklaruar Pacolli.
Me këtë vendim, të gjithë operatorët e gurëthyesve obligohen që menjëherë t’i nënshtrohen një procesi të plotë verifikimi për pajtueshmëri ligjore, teknike dhe mjedisore.
Ministrja ka bërë të ditur se operatorët kanë një afat prej 15 ditësh për t’iu përgjigjur kërkesës së ministrisë, duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.
Ky afat, sipas saj, është i padiskutueshëm.
“Në rast të mosdorëzimit të dokumentacionit brenda këtij afati, operatorët humbin të drejtën për shqyrtim administrativ dhe aktivizohet inspektimi i jashtëzakonshëm i menjëhershëm në terren”, ka theksuar ajo. Pacolli ka shtuar se pasuria natyrore e Kosovës është e përbashkët dhe se çdo shfrytëzim i saj duhet të bëhet në përputhje të plotë me ligjin.
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1...
OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me gux...
Paraburgoset Zoran Stankoviq, i dyshuar për krime lufte në M...