Kori “Siparantum” nga Kosova është renditur i 16-ti në botë në kategorinë e Koreve të Dhomës dhe Ansambleve Vokale, sipas përditësimit më të fundit të renditjes botërore nga INTERKULTUR – një ndër organizatat më prestigjioze ndërkombëtare të muzikës korale.
Ky vlerësim është një dëshmi e fuqishme se Kosova dhe arti i saj vokal janë jo vetëm të pranishëm, por edhe të respektuar në skenën ndërkombëtare.
Përfshirja në mesin e 20 koreve më të mira të botës përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm, të cilin kori e ka arritur falë punës së palodhshme dhe përkushtimit të këngëtarëve të tij, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që besojnë në misionin artistik të tij.
Kori “Siparantum” po dëshmon se arti është një shprehje e denjë e identitetit kombëtar dhe se kultura kosovare ka zë që dëgjohet në botë.
Tani është momenti që ky sukses të njihet edhe më gjerësisht dhe të përkrahet fuqishëm nga institucionet, sektori kulturor, bizneset dhe të gjithë ata që vlerësojnë fuqinë e artit.

Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...