Kandidatja për asamblenë e Artanës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Kaltrina Zeqiri, ka thënë që problemet e personave me aftësi të kufizuara fillojnë që nga dera e shtëpisë, njofton Klan Kosova.
“Unë mendoj që problemet e personave me aftësi të kufizuara fillojnë prej derës së shtëpisë, t’u u nisë prej inftrastrukturës [e të tjera] prandaj edhe përdoren personat me aftësi të kufizuara nëpër fushata”, ka thënë Zeqiri në Edicionin Zgjedhor të Klan Kosovës.
“Njëra ndër arsyet që më ka bërë të kandidoj si asambleiste në komunën e Artanës është se asnjëherë në komunën e Artanës nuk janë përfshirë personat me aftësi të kufizuara në asnjë aktivitet”, ka thënë Zeqiri në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova.
“Prandaj edhe kjo më ka bërë që të loboj dhe të sa ma shumë për personat me aftësi të kufizume në këtë komunë që të jetë një komunë sa më gjithëpërfshirëse dhe një shoqëri pa paragjykime”.
Zeqiri tha se ndër prioritetet e saj është edhe skema sociale pasi dëshiron që të kontributojë në zbutjen e varfërisë.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve