Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë që ai është detyruar si pasojë e rrethanave që të punësojë edhe të afërm në komunën me të cilën udhëheq.
Ai u arsyetua edhe me situatën e tensionuar pas zgjedhjeve në Zubin Potok, ku shumë thotë të kenë hezituar të punësohen në komunë.
“Ishte një sfidë e madhe, edhe e rrezikshmërisë, kështu që u detyrum me ato kapacitete çfarë i kemi edhe si parti, por edhe si qytetarëve, neve u dashtë me e plotësu kabinetin që me qenë i gatshëm për t’u shërbyer nevojat qytetarëve brenda atyre kornizave ligjore çfarë janë, edhe mund t’i shfrytëzojnë qytetarët edhe dikasteret e ndryshme”, ka thënë Zeqiri në Klan Kosova.
“Vazhdon [vajza ime të jetë drejtoreshë e kulturës], sepse jemi ngushtuar asisoj, të themi të drejtën fillimisht kam vizituar njerëzit edhe nga komuniteti të kyçur në kabinet për shkak të rrezikshmërisë, fillimisht po flas, në atë fillim ishte rrezik, njerëzit hezitonin ndoshta edhe për t’u kyçur këtu kështu që jemi ngushtuar ta plotësojmë kabinetin edhe me të afërm”.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...