Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, njëherësh edhe deputet në ardhje nga LDK’ja, ka treguar përse nuk ka kandiduar si kryetar në zgjedhjet e brendshme të këtij subjekti politik, të mbajtur më 14 mars.
Zemaj, i ftuar në emisionin ‘dPt, ka thënë se oferta dhe kërkesa në politikë janë jetike, teksa e ka parë të udhës me bashkëpartiakët e tij që kreu aktual i LDK’së, ta gëzojë këtë pozitë.
“Në politikë janë edhe oferta edhe kërkesa, duhet të kombinohet. E para, unë kam hyrë shumë herët si pjesë e politikës aktive e LDK’së. Kur kom hy në politikë kom hy me kërkesë. Mendoj që të qenurit kandidat duhet të ketë një kërkesë, të jetë prijës i një procesi. Në komunikimin me kolegtë e mi, lidhet me pjesën e transformimit të gjeneratës, është mëndu që Lumir Abdixhiku është më i favorizuar për kohën e re të LDK’së”, ka deklaruar ai.
Tutje, ai nuk ka treguar nëse i ka dhënë votë në zgjedhjet e 14 shkurtit Abdixhikut.
“Kërkojë që të krijohet një lider që krijon ekip mobilizues. Kështu e shoh rikthimin e fuqishëm të LDK’së”, tha Zemaj.
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale