Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media lidhur me gjendjen e krijuar sot te salla “1 Tetori” në Prishtinë ku qytetarë të shumtë prisnin për vaksinim.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë, që të intervenojnë sa më shpejt.
Sipas tij, qeveria Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ka rrezikuar qytetarët e Kosovës, duke u bërë shpërndarës të infeksionit.
“Në emër të LDK-së i bëj ftesë partnerëve tanë ndërkombëtare të cilët punuan bashkërisht në menaxhimin e situatës pandemike, SHBA-së, vendeve të BE-së OBSH-së në Kosovë dhe Unicefit që të intervenojnë dhe të theksojnë që situata duhet të kthehet në kontroll, përndryshe këto pamje dhe këta prindër tanë që sot janë drejtuar drejt vdekjes është tmerruese të shihet në ditët në vijim. Sot nga papërgjegjësia totla edhe nga neglizhenca e paparashikueshme, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka rrezikuar qytetarët e Kosovës, duke u bërë shpërndarës të infeksionit”, tha ai./arbresh.info/
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan