Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë thirrje për respektim të masave mbrojtëse nga koronavirusi.
Ai përmes një video të postuar në Facebook, ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve po vjen nga mosrespektimi i rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Ai thotë se “rreziku është që nëse nuk respektohen masat mbrojtëse, mbingarkohet sistemi shëndetësor, rëndohet puna e mjekëve”.
“Ne dhe qeveria po bëjmë çmos të mos i kthejmë masat e izolimit. E kemi mbështetur IKSHPK që t’i shtojë testimet në masë. Po angazhohemi në testimet tjera masive. Kjo do të na mundësonte që të kemi në kontroll situatën pandemike. Kjo do të na shpejtësonte lehtësimin e masave”, ka thënë ai.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje