Në mbledhjen sotme të Qeverisë së Kosovës, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vet izolohen, por do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.
Ai ka shtuar se pas analizës së bërë IKSHPK-ja ka rekomanduar ndryshim të masave shtesë.
“Ministria bashkë me IKSHPK nga aktiviteti ditor ka konstatuar situatë të qëndrueshme por me rritje të lehtë të rasteve në disa komuna. Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar. Më lejoni të ju njoftoj që nga dita e hënë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 21:00. Kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet”, ka thënë Zemaj./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/259436698715144/
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës
Bisedime Ukrainë-Rusi në Abu Dabi, teksa Moska kryen sulme t...
Aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë për punëtorin që vdiq 7...
PDK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” dhe nis mobili...
Virusi “Nipah” alarmon botën, Naser Ramadani tregon a rrezik...