Sipas deputetit, Armend Zemaj, politika e Kurtit është një e atillë që po zhvleftëson datën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Të njëjtën, ai e ka quajtur një veprim puro politik
Armend Zemaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se politika e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është zhvleftësimi i 17 shkurtit, dita kur u shpall pavarësia e Republikës së Kosovës.
I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Zemaj ka thënë se një veprim i tillë është puro politik.
“Krijimi i një situate të re kur nuk e dimë asnjëri, as këtu as jashtë, ai mund t’a dijë në mendjen dhe kokën e vet se si do t’a dërgojë Kosovën qoftë në një gjendje normale krejt tjetër ashtu siç ai po e koncepton, që mund të jetë tepër e fuqishme, që në rrethana historike ndodhë një herë në një mijë vjet dhe në një shkatërrim total të gjitha të arritura sidomos pas lirisë së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Zemaj.
Gjersa ka theksuar se në vitin 1999 Kosova arriti pavarësinë e saj në saje të aleatëve ndërkombëtarë, sipas Zemaj, shqiptarët me mbështetjen e miqëve kanë arritur pjekurinë politike.
Krahas kësaj, ai ka theksuar se është në interesin e Qeverisë Kurti që kjo e fundit të mirret me çështjet teknike të dialogut Kosovë-Serbi.
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë