Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për herë të parë pas katër vdekjeve të dyshimta kanë ndodhur brenda 48 orëve të fundit në Klinikën Infektive të QKUK-së. Të gjithë këta persona të shtrirë në këtë Klinikë ishin të konfirmuar me COVID-19.
Zemaj ka thënë se Ministria e Shëndetësisë dhe Inspektoratet po merren me rastet. Zemaj është shprehur se nga raportet preliminare ka dalë se mjekët e kanë kryer punën e tyre me nder dhe përgjegjësi.
“Cdo rast që përfundon me vdekje është i rëndë për familjen, për rrethin, por edhe për institucionet përgjegjëse. Rastet e konfirmuara të vdekjeve treguan që ne duhet të kemi edhe një lloj komunikimi, nuk po e quaj të mungesës së transparencës por të koordinimit të Klinikave në QKUK dhe organeve tjera të cilat janë kompetentë për të shqyrtuar dhe bartur pjesën. Ne kemi angazhuar të gjitha inspektoratet q ëtë hetojnë këto dyshime, në momentin e parë që në një kohë të shkurtër ka ndodhur këto vdekje.. MSH, ministri dhe Inspektoratet janë vënë në lëvizje. Po ashtu edhe organet e tjera hetimore kanë vazhduar punën e tyre. Raportet preliminare tregojnë që mjekët dhe profesionistët e kanë kryer punën e tyre me nder dhe përgjegjësi, ndërsa për çështjet teknike do t’ua lëmë profesionistëve”, ka thënë Zemaj për Euronews.
Ai është shprehur se çdo dyshim duhet të sqarohet dhe të mos shkaktohet më shumë konfuzion tek qytetarët, vetëm për luftë politike.
“Të mos krijojmë konfuzitet sepse edhe ashtu, me rritjen e numrit të të infektuarve bilanci i keq brenda një dite të vetme ka krijuar konfuzitet edhe pse fatkeqësisht është përdorur për luftë politike”, ka shtuar Zemaj.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...