Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar shtrëngim të masave pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19. Ai tha se këto masa do të jenë në dy faza ditore duke përfshirë edhe sektorin e gastronomisë, raporton Ekonomia Online.
Zemaj këto deklarata i ka bërë pas vizitës në burgun e Lipjanit.
Ai tha se menaxhimi sa i përket situatës me covid është e mirë dhe në burgun e Lipjanit nuk ka të infektuar pozitiv me Coronavirus.
“Ne poashtu do ti furnizojmë të burgosurat me barna dhe shërbime të tjera. Ai foli edhe sa i përket masave dhe tha se do të ketë shtrëngim të masave në dy faza ditore, edhe sa i përket gastronomisë”, tha Zemaj.
Ministri Zemaj theksoi se mbyllja e tërësishme është opsioni i fundit andaj të gjithë qytetarët obligohet të respektojnë masat.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...