Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk ka “shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve”.
Zemaj, ka thënë se gjatë një takimi virtual u ka thënë donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avansuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë.
Ministri tha se Kosova dhe Ministria e Shëndetësisë është me fat që ka partner ndërkombëtare që po ndihmojnë vendin tonë në luftë kundër COVID-19, raporton Arbresh.info.
Ky është njoftimi i plotë nga Armend Zemaj:
Se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avansuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë, ua thash edhe donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në takimin e rregullt javor, të mbajtur në mënyrë virtuale.
Kosova dhe Ministria e Shëndetësisë është me fat që ka partner ndërkombtëtarë që po ndihmojnë vendin tonë në luftë kundë Covid 19.
Mora konfimimin që bashkëkupunimi i ndërsjellë si dhe ndihmat në format ndryshe, nga donatorët, do të vazhdojnë.
Që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve.
Donatorët që po ofrojnë ndihmë shumë të çmuar në këtë kohë të pandemisë, janë shtetet sikurse: ShBA, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).
Miku i mirë në ditë të vështirë.
Faleminderit, jemi mirënjohës përgjithmonë!
Netanyahu thotë se udhëheqësi suprem iranian besohet të jetë...
Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim ma...
Kurti fton qytetarët t’i bashkohen LVV si vullnetarë: Bashko...
Kosova pranon Planin e Punës për Punësim dhe Politika Social...
Irani: Kemi marrë masa për t’u përballur me bllokadën e SHBA...
Zjarr në katin e gjashtë të një banese, situata vihet nën ko...