Zemaj nga Gjilani zotohet: Qeveria e Kosovës do të jetë pranë qytetarëve në këtë betejë

14:20 | 24 Qershor 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se gjatë vizitës sot në Gjilan do të vizitojë edhe komunat e tjera të Kosovës.

Zemaj bashkë me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin tha se janë koordinuar që të jenë pranë qytetarëve duke ju mundësuar që sa më lehtë të kalojnë nga situata që  ka shkaktuar pandemia Covid-19, shkruan Arbresh.info.

Ky është postimi i plotë:

Në kuadër të vizitave nëpër komuna të Kosovës, sot isha në Gjilan.

Gjatë takimit me kreun e komunës z. Lutfi Haziri biseduam për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 dhe koordinimin që kemi si ministri me komunat, në përkushtimin tonë institucional për menaxhimin sa më të mirë të situatës aktuale.

U zotuam që Qeveria e Kosovës do të jetë pranē qytetarëve në këtë betejë me të cilën po përballet i gjithë rajoni dhe bota.

Me kryetarin Haziri biseduam edhe për lehtësimin e masave që Qeveria ka marrë, veçmas për lejimin e linjave ajrore dhe tokësore,në mënyrë që t’i mundësohet mërgatës sonë ardhja në vendlindje.

Gjatë kësaj vizite, Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, i dhuruam një autoambulancë, donacion i Bashkimit Evropian.

Si ministër do të vazhdoj vizitat në secilën komunë, duke shprehur përkushtimin për avansimin e sistemit shëndetësor në nivel lokal dhe qëndror dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë.

Kujdesi për shëndetin e qytetarëve është prioritet i yni.

#bashkëmëtëfuqishëm

 

Në kuadër të vizitave nëpër komuna të Kosovës, sot isha në Gjilan. Gjatë takimit me kreun e komunës z. Lutfi Haziri…

Publiée par Armend Zemaj sur Mercredi 24 juin 2020

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara