Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar Klinikën Infektive të QKUK-së. Ai ka thënë se bashkë me drejtorin e ShSUK-së dhe stafin e Klinikës Infektive kanë diskutuar për hapat e ardhshëm për parandalimin e COVID-19.
“Sot vizitova Kliniken Infektive të QKUK-së. Bashkë me drejtorin e ShSUK-së dhe stafin e Klinikës, u dakorduam për hapat e ardhshëm në përpjekjet tona institucionale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit”, ka shkruar Zemaj.
Ministri thotë se Qeveria Hoti do të jetë afër qytetarëve dhe ka paralajmëruar një strategji për testimin e të infektuarve potencial.
“Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë.Për të kaluar sa më lehtë kjo gjendje e pandemisë, shumë shpejtë do të kemi edhe strategjinë e testimit dhe avansimin e shërbimeve shëndetësore në gjithë Kosovën”, ka shtuar ai.
“Shfytëzova rastin që të vizitoi edhe qendrën e emergjencës, për t’i falenderuar dhe për t’i përkrahur stafin shëndetësor që janë në gjendje gadishmërie 24 orë.Bashkë do t’ia dalim! #mekujdestështuar”, ka përfunduar.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën