Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Ditën Botërore kundër AIDS-it thotë se opinioni në këtë ditë sensibilizohet për luftën kundër HIV-it dhe ofrohet mbështetja për njerëzit që jetojnë me HIV.
Ai ka thënë se në këtë ditë rikujtohet se virusi HIV nuk është zhdukur, dhe se ende ka nevojë për ndërgjegjësim.
Postimi i plotë:
“Sot është Dita Botërore kundër AIDS-it. Në këtë ditë, opinioni sensibilizohet për luftën kundër HIV-it dhe ofrohet mbështetja për njerëzit që jetojnë me HIV, si dhe për të përkujtuar ata që kanë vdekur nga AIDS. Dita Botërore e AIDS-it është ditë për të rikujtuar se virusi HIV nuk është zhdukur – ekziston ende nevoja për të rritur ndërgjegjësimin nga rreziku i këtij virusi, për të luftuar paragjykimet dhe për të informuar të rinjtë rreth tij”, ka shkruar Zemaj./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran