Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bën të ditur se mbi 550 specializantë të cilët janë vetëfinancuar do të futen në listë për subvencionim nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Përmes një konference për medie, Zemaj tha se ky vendim është marrë në mënyrë që mos të lejohet që mjekët e rinj të mbesin pa specializim dhe të ikin jashtë vendit.
“Kjo mbështetje financiare për specializantet bëhet për të siguruar siguri dhe stabilitet për specializantët. Nga tani fokusi i tyre do të jetë në arritjen e shkathtësive”, u shpreh ai.
Tutje, Zemaj bëri të ditur se gjatë muajit shkurt vaksina anti-covid do të vijë në Kosovë.
Ai tha se procesi i përgatitjes për ardhjen e vaksinave ka përfunduar.
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...
Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
Zbulohen pamjet, dasma Elijonës dhe Klodit do të mbahet jash...
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...