Bashkatdhetarët që vijnë nga Zvicra në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen karantinës.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një njoftimi në Facebook, tha se ky vendim ka ardhur pas vlerësimit që është bërë nga Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër, me arsyetimin se Kosova prej më shumë se dy javësh ka numër të ulët infeksionesh me COVID-19.
“Lajm i mirë se tashmë bashkatdhetarët nga Zvicra që vijnë në Kosovë, nuk do t’i nënshtohen karantinës. Vendimi ka ardhur pas vlerësimit që është bërë nga Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër, me arsyetimin se Kosova prej më shumë se dy javësh ka numër të ulët infeksionesh, nën 60 në 100 mijë banorë, ndërsa ditëve të fundit, ka rënë në 52”, shkroi Zemaj.
Ai tha se Kosova është me dyer të hapura për 12 muaj të vitit.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...