Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës derisa ka folur për gjendjen emergjente të shpallur nga Qeveria, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Zemaj ka folur për mbledhjen ku është vendosur të shpallet gjendje emergjente, por këtë e ka bërë duke supozuar se si ka rrjedhur takimi.
“I kemi pa ato dritat ndezë, natën në Qeveri, kryeministri Kurti ulur në njërën anë, komiteti, ministrja në anën tjetër, nja 10 minuta qetësi, duke e shiku njëri-tjetrin në sy, prit kur po fillojnë me folë, me i dhënë propozimet, prit, urdhnoni, kryeministër e kemi një dilemë, qysh është e mundur me pasë krizë energjetike në Kosovë, duke të pasur ty kryeministër? Kryeministri po përgjigjet, po parafrazoj “Ishim të paralajmëruar me kohë, edhe vendet fqinje morën mara emergjente”. Ministrja me komitetin, në stilin militant, edhe ata që i ka emëruar, edhe ata mbi moshën 75-vjeçare, të pakënaqur me përgjigjen, po i drejtohen: Kryeministër, nuk ka terr që të sfidon ty, sepse ti je yll që ndriçon botën, e lëre më Kosovën. Ndonëse me vonesë, por tanimë të gjithë e kanë kuptuar që terri i Kurtit është vetë drita e vendit tonë”- tha Zemaj.
Zemaj tha se Qeveria ka qenë në dijeni se vendi po shkon drejt një krize energjetike, por nuk ka vepruar asgjë.
“Kriza nuk fillon sa hap e mbyll sytë, Qeveria e ka ditur se po shkojmë drejt një krize energjetike, çfarë keni bërë? Edhe sot deklaruat, asgjë. Çka keni reaguar, si keni reaguar? Hiç, fare”, ka deklaruar Zemaj. /arbresh.info/
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...