Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Abdelaziz Alshamsi, të cilën e ka njoftuar me situatën epidemiologjike në vend.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zemaj tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhënë përkrahje të vazhdueshëm për shëndetësinë në Kosovë.
“Me kënaqësi prita në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, znj. Nabila Abdelaziz Alshamsi të cilën e njoha me situatën epidemiologjike në vend dhe këmbyem përvojat e ballafaqimit me virusin vdekjeprurës të sitemeve tona shëndetësore.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhënë përkrahje të vazhdueshëm për shëndetësinë tonë. Investimi me vlerë 26 milionë dollarë në ndërtimin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik të Fëmijëve, në kuadër të QKUK-së, është vepër madhore e kësaj ndihme, andaj jemi përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues për këtë kontribut të madh për Kosovën.
Mbetemi të përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë me shtetin mik, Emiratet e Bashkuara Arabe. Faleminderit!”, shkroi Zemaj.
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...
Pas 15 vjetësh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të m...
Incidenti me pije, sqarohen Labi dhe Klodi
Gjykata Themelore shqyrton rastin e tre serb të akuzuar për...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Pas Lindon Emërllahut, ekipi ukrainas nis punën edhe për yll...