Anëtari i Këshillit Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, ka thënë se zgjedhjet e brendshme do ta mobilizojnë edhe më shumë këtë subjekt politik.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se në kuadër të këtij procesi zgjedhor do të ndodhin edhe reforma për pastrimin e partisë nga individë që gjithçka brenda subjektit politik e shikojnë në relacion me interesin e vet personal.
Zeka ka theksuar se PDK-ja është në një fazë kur kërkohet të krijojë struktura partiake me njerëz dhe kuadro te të cilët qëllimi i përfitimeve nuk vjen në konsideratë dhe as nuk konsiderohet i pranueshëm për partinë.
Ai ka thënë se Kadri Veseli tash për tash është kandidatura më kredibile për të vazhduar drejtimin e PDK-së.
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...