Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se nëse kandidati për kryeministër, Albin Kurti, nuk mund t’i bëjë votat e duhura në Kuvend për të formuar qeverinë, atëherë presidenti Hashim Thaçi, mund ta shpallë mandatar LDK’në për të formuar qeverinë.
“Shpalosja e kartës nga Isa Mustafa për të kandiduar për president shteti, indirekt do ta prishë pazarin e koalicionit VV-LDK”, ka thënë Zeka.

Sipas Zekës, kjo po ndodh me qëllim që Kurti të mos mund t’i bëjë numrat, e pastaj t’ia japë mandatarin LDK’së.
“Nëse prishet pazari, Thaçi mundet me ia dhanë mandatimin Kurtit. Por, nëse Kurti nuk mund t’i bëjë numrat, presidenti mund ta shpallë mandatar LDK’në”, është shprehur Zeka./expres/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...