Google ADS

Zeka në mbështetje të Pacollit rreth afatit për LDK’në e VV’në

19:41 | 10 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, i ka dalë në mbrojtje shefit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pas debatit të ngjallur nga afati prej 10 ditësh që ky i fundit i ka dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për të bërë të ditur nëse mund ta formojnë qeverinë e re të vendit, ndryshe do të braktisë koalicionin me LDK’në dhe Alternativën.

Në një shkrim në Facebook, Zeka ka kujtuar takimin e Pacollit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerin, duke thënë se qysh atëherë Pacolli kishte kërkuar të bëhej një marrëveshje mes VV’së dhe LDK’së.

“Behgjet Pacolli nuk ka lëvizur nga parimet e AKR/se, po vetëm ka nda një shqetësim te te gjithëve, se nuk mund të vazhdohet në pafundësi, duke bllokuar, e duke provokuar nga ana e VV/se”, ka shkruar Zeka në rrjetin social.

Shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:

Pacolli te njejten kerkese per VV para seances te pare
Kur kryetari i VV-se, Visar Ymeri, u taku me Behgjet Pacollin, disa dite para mbajtjes se seances te pare, ne Swis Hotel, ky i fundit ishte shume i prere ne kerkesen e tije, duke i thene se VV-ja, dhe LDK/ja, duhet te arrijne nje marreveshje, ne menyre qe te ecin gjerat si duhet.
VV dhe LDK-ja e injoruan kete kerkese te Pacollit, per çka koha e deshmoi se ishte gabim. Shqetesimi i Pacollit ishte real, prandaj ata qe po e akuzojne ata per ultimatume, jane amater politik. Behgjet Pacolli nuk ka levizur nga parimet e AKR/se, po vetem ka nda nje shqetesim te te gjitheve, se nuk munde te vazhdohet ne pafundesi, duke bllokuar, e duke provokuar nga ana e VV/se.
Shpresoje qe Levizeja VV po e kupton se sa i rendesishem ka qene qendrimi i tyre ne Kuvend, sa i rendesishem ka qene ndryshimi i ligjeve, pse jo, edhe kushtetutes te Kosoves!

 

 

Të ngjashme