Deputeti i Nismës Socialdemomrate, Milaim Zeka tha se bllokada nga ana e opozitës është shumë e qëllimshme.
Zeka ka dhënë vërejtje edhe për deputetët e pozitës duke thënë se ata janë të papërgjegjshëm, raporton Arbresh.info.
“Është një lojë e dyanshme. Jemi në një bllokadë totale të parlamentit”, ka thënë ai
Zeka këtë deklaratë e bëri gjatë seancës së Kuvendit kur VV dhe LDK lëshuan sallën pasi nuk u votuan rekomandimet e interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale./Arbresh.info
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë